Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës është një trup vetë-rregullativ i formuar për dhe nga sektori i mediave të shkruara. Misioni i tij mbështetet mbi bindjet e Kodit të Mirësjelljes.

Fjala e lirë, e drejta e qytetarëve për t’u informuar  plotësisht, me kohë dhe respektimi në tërësi i kodit etik te gazetarisë sonë, janë baza mbi te cilat vepron KMSHK. KMSHK nuk ka ambicie që të zëvendësoje gjyqet në Kosovë, por me vullnet qe të behet një forum i besueshëm për mediat e shkruara dhe lexuesit e tyre, i paanshëm  dhe organ nga i cili burojnë ide te reja për të brumosur gazetaret me njohuri sa me të gjera të etikes së profesionit tonë.

Ligji Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes

 

Partnerët:

Donatoret Kfos

Vendimet

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë kundër gazetës “Zëri” 28.12.2011

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt, mbajtur më 27 dhjetor 2011, duke vendosur lidhur me ankesën e Ministrisë për Tregti dhe Industri, kundër gazetës “Zëri” lidhur me artikujt “Mimoza shkarkon zyrtaret, punëson gjakovaret” të datë 04 nëntor 2011, dhe “Mimozë, a po i do faktet!!!” të datë 05 nëntor 2011,andaj mori këtë

më shumë...

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Halit Elshanit kundër gazetës “Express” 28.12.2011

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e tij të mbajtur më datë 27 dhjetor 2011, pasi shqyrtoi ankesën e Halit Elshanit, lidhur me artikullin e datë 14 nëntor 2011, me titull: “Vrasësit e Enver Hadrit i mbron Serbia” botuar në gazetën “Express” nga Dejan Anastasijeviq, andaj mori këtë

më shumë...

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Bedri Nikës kundër gazetës “Express” 28.12.2011

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e tij të mbajtur më datë 27 dhjetor 2011, pasi shqyrtoi ankesën e Bedri Nikës,lidhur me artikullin e datë 15 dhjetor 2011, me titull: “Falsifikuesi nga Parlamenti” botuar në gazetën “Express”, andaj mori këtë

më shumë...

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Kabinetit së zëvendëskryeministres Edita Tahiri kundër gazetës “Infopress” 14.12.2011

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt, mbajtur më 29 nëntor 2011, duke vendosur lidhur me ankesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministres, zonjës Edita Tahiri, kundër gazetës “Infopress” lidhur me artikullin e botuar me titull “Edita di” botuar më datë 24 tetor 2011, si dhe lidhur me ankesën e datës 25 tetor 2011, për sa i përket reagimit lidhur me shkrimin “Edita di” mori këtë

më shumë...
Koha Ditore Lajm Zëri Gazeta Sport Kosovalive Gazeta Express Yeni Dönem Tan Haber Tribuna shqiptare Alem Kosovo2.0 Kosovapress MM Epoka e Re infosot jnk

Search

Lajme

Kumtesë për Media 25.01.2012

Me qëllim që të shqyrtojë mundësitë e një bashkëpunimi sa më të mirë midis medias dhe gjyqësorit në Kosovë, sot në Prishtinë u mbajt një tryezë mbi gjendjen e tanishme dhe ajo që dëshirohet që mediat dhe gjyqësori ti ndihmojnë njëri tjetrit në misionin e informimit të drejtë dhe cilësor nga gjykatat, prokurorisë si dhe të policisë.

më shumë...

Kumtesë për media 05.01.2012

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës i mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë, organizoi punëtorinë “Etika e gazetarisë dhe respektimi i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës” në Podujevë, ku përveç përfaqësuesve të Bordit të KMSHK-së morën pjesë korrespondentët e rajonit të Podujevës dhe Lipjanit. Punëtoria është pjesë e projektit që ka për qëllim të rrisë vetëdijen mbi rëndësinë dhe rolin që Kodi i Mediave të Shkruara ka në ngritjen e nivelit të gazetarisë në veçanti dhe mediave të në përgjithësi.

më shumë...