29 April 2016

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Ardiana Hasanajt kundër portalit të lajmeve Botapress

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të mbajtur më 26 prill 2016, shqyrtoi ankesën e Ardiana Hasanajt kundër portalit Botapress në lidhje me shkrimin “Skandaloze: Ardiana Hasanaj, bashkëshortja e Vehbi Kajtazit me dy vende pune, në BQK dhe te Pacolli!”, botuar më 26 mars 2016, dhe mori këtë

 

 

V E N D I M

 

 

 

A R S Y E T I M I

 

Portali Botapress ka publikuar një shkrim më 26 mars 2016, me titull “Skandaloze: Ardiana Hasanaj, bashkëshortja e Vehbi Kajtazi me dy vende pune, në BQK dhe te Pacolli”. Në ankesë thuhet se Ardiana Hasanaj deri më 11 dhjetor 2015, ka punuar në kompaninë e sigurimeve “Siguria”, por edhe sipas dokumentit të deponuar në KMShK, ajo në atë datë ka ndërprerë marrëdhënien e punës në këtë kompani dhe në të njëjtën kohë ka filluar punën në BQK.

Përfaqësuesi i Botës Sot deklaroi se ata kanë shfrytëzuar deklaratën e përfaqësuesit të BQK-së, z. Kada, i cili pohon se znj Hasanaj është pranuar në punë në muajin dhjetor 2015, me konkurs të rregullt.

Përfaqësuesi i portalit Botapress, gjithashtu pohoi se në Faqen e Facebookut të znj. Hasanaj figuron se deri në mars nuk ka ndërprerë marrëdhënien e punës me kompaninë Siguria.

Anëtarët e KMShK-së konstatuan se në Facebook-un e znj. Hasanaj thuhet në anglisht se ajo “ka punuar” në kompaninë “Siguria”. Pra kohë e kaluar, dhe se në BQK ka filluar punën në të njëjtën kohë kur e ka ndërprerë marrëdhënien e punës me kompaninë “Siguria”. Pra, ajo nuk ka mbajtur dy vende pune njëkohësisht, dhe nuk ka marrë dy paga. Anëtarët e KMShK-së konstatuan se portali Botapress ka bërë shkelje kur nuk ka kërkuar sqarime nga kompania “Siguria”, ashtu siç ka kërkuar sqarime nga BQK. Në atë mënyrë do të konstatonte se Ardiana Hasanaj nuk ka punuar njëkohësisht në dy vende pune. Andaj, u vendos që Botapress ka shkelur Kreun II (Raportimi i së vërtetës), pikë 1 dhe 2, të Kodit të Mediave të Shkruara.

KMShK konstatoi se nuk qëndron pika e ankesës së Ardiana Hasanaj lidhur me shkeljen e mbrojtjes së fëmijëve nga ana e portlait Botapress, pasi në foton e marrë nga Facebook-u, fytyrat e fëmijëve të saj nuk janë paraqitur në tërësi, pra u shihet vetëm goja, andaj fytyrat e fëmijëve nuk mund të identifikohen. Pra, gjithashtu nuk u miratua as pika e ankesës sa i përket privatësisë.

Gjatë votimit, tetë anëtarë të Bordit votuan se në këtë rast ka shkelje të pjesshme, ndërsa tre anëtarë votuan kundër.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës