11 July 2017

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Dardafon.net dhe Blerim Devolli kundër portalit Infokusi.net

03 korrik 2017, Prishtinë,
Ref:24.05.2017\558-2017

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 29 qershor 2017, shqyrtoi ankesën e Dardafon.net dhe Blerim Devolli kundër portalit Infokusi.net lidhur me artikullin “Dorëzohet Blerim Devolli –a është ky fakt që kontrata e ‘Z-Mobile’ ishte e falsifikuar”, dhe nxori këtë

 

O P I N I O N

 

 

 

A R S Y E T I M I

Në ankesë thuhet se marrëveshja e PTK-së dhe Z-Mobile, e cila shkoi në arbitrazhin ndërkombëtar nuk ishte e falsifikuar, siç shkruhet në këtë portal të lajmeve.

Bordi i KMShK, pasi shqyrtoi artikullin e përmendur dhe tërë rrjedhen e ngjarjeve pas vendimit të gjykatës së arbitrazhit ndërkombëtar dhe vendimin e Blerim Devollit që të tërhiqet nga vendimi i arbitrazhit ndërkombëtar, konstatoi se në këtë artikull mungojnë fakte se kontrata ishte e falsifikuar.

Se paku, Infokusi.net ka pasur për detyrë profesionale të marr deklarata dhe dëshmi të tjera nga organet e prokurorisë dhe gjyqësisë, deri ku ka arritur procesi i hetimeve lidhur me hetimet për vërtetësinë e kësaj kontrate.Në këtë rast ku opinioni është veçmas i ndjeshëm, mediat duhet të ofrojnë fakte sepse supozimet nuk sqarojnë asgjë.

Andaj, kur palët kanë qëndrime të kundërta, siç është kontrata PTK – Z-Mobile, më të besuseshme janë hulumtimet dhe vendimet e prokurorisë ose të gjyqësisë, që në këtë rast pritet të ndodhin dhe të publikohen.

Andaj, kjo ankesë u miratua në Kreun II (Raportimi i së Vërtetës)të Kodit të Mediave të Shkruara.

Ankesa miratohet me shumicë votash.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës