Kumtesë për shtyp

12 maj 2010

Bordi i Këshilli të Mediave të Shkruara të Kosovës, shqyrtoi dhe miratoi në mbledhjen e sotme ankesën e Makifete Saliukës, gjyqtare e Gjykatës Komunale në Prishtinë, kundër gazetës “Kosova Sot” që ka të bëjë me botimin e përgjegjës së saj lidhur me  8 artikujt që kjo gazetë i  publikoi në periudhën 13-22 prill 2010.

Bëhet fjalë për rastin e ish-punëtorit të shtypshkronjës së “Kosova Sot”, Lulzim Rexha i cili kishte pësuar në vitin 2004 një fatkeqësi në punë me ç’rast kishte humbur njërën dorë deri në nën bërryl dhe ishte paftëzuar për punë të mëtejmë.

Punëtori i aksidentuar kërkoi dëmshpërblim nga gjykata komunale në Prishtinë. Procedura e rregullt gjyqësore rrodhi në të tria shkallët e gjyqësorit duke përfshirë edhe gjykatën supreme, me ç’rast punëtorit të aksidentuar ju njohën disa të drejta për kompensim dëmi.

Gjatë kësaj procedure gjyqësore, gazeta “Kosova Sot”, dërgoi ankesa në gjykatat e përmendura duke dhënë sqarimet e saj në lidhje me fatkeqësinë dhe çështjet e kompensimit të dëmeve për punëtorin e aksidentuar. Gazeta në fjalë, i shkroi këta artikuj duke u bazuar vetëm në vendimet gjyqësore dhe në dokumentet tjera të procesit gjyqësor, të siguruara nga avokati i kompanisë së paditur. Gjyqtarja Makifete Saliuka, i dërgoi gazetës “Kosova Sot”, më 26 prill 2010, një reagim duke dhënë shpjegimet e saja për këtë kontekst gjyqësor, mirëpo gazeta atë reagim nuk e botoi deri në ditët e sotme, me çka ka shkelur kapitullin e 4-të të Kodit të Mediave të Shkruara që ka të bëjë me të drejtën për t`u përgjigjur në të mirë të informimit të plotë.

Gjithashtu Këshilli konstatoi se në disa pjesë është shkelur edhe kapitulli 2 i Kodit që ka të bëje me raportimin e së vërtetës, pasi që nuk i është dhënë fjala edhe palës tjetër.

Në fund u konstatua  se në këtë rast ka elemente të konfliktit të interesit pasi që punëtori i aksidentuar ka qenë në marrëdhënie pune në këtë Kompani.

Duke shqyrtuar ankesën tjetër, atë të Zyrës për Informim të Komunës së Drenasit, lidhur me artikullin e botuar në “Kohën Ditore” të datës 26 prill 2010, me titull “Demaku i jep Ipeshkvisë tre hektar pa e pyetur askënd”, bordi i Këshillit konstatoi se gazeta në fjalë nuk ka shkelur Kodin e Mediave të Shkruara pasi gjatë sajimit të këtij artikulli ka kontaktuar të gjitha palët dhe ka botuar qëndrimet e të gjithëve, duke filluar nga ankuesi e deri te AKP (Agjencia Kosovare i Privatizimit).

Zyra për Informim e Komunës së Drenasit i ka dërguar një sqarim gazetës por ai sqarim nuk ka të bëjë me përmbajtjen e artikullit por procedurën e shkëmbimit të tokës shoqërore në atë komunale.

Vendimet

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Zyrës për Informim e QKUK-së,kundër gazetës “Infopress” 06.07.2010

Ref:14.06.2010\ 81-2010

më shumë...

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Hasan Jasharit,avokat nga Prishtina, kundër gazetës “Kosova Sot” 07.06.2010

Ref:12.05.2010\ 78-2010

më shumë...

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Auditorit të Përgjithshëm, Lage Olofsson, kundër gazetës “Lajm” 07.06.2010

Ref:17.05.2010\ 79-2010

më shumë...

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së KFOR-it Gjerman,Prizren, Uwe Schmelzeis, Nënkolonel dhe Shef i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, kundër gazetës &# 07.06.2010

Ref:22.05.2010\ 80-2010

më shumë...
Lajm Yeni Dönem MM Alem Zëri Kosova Sot Kosovalive Tribuna shqiptare Gazeta Sport Kosovapress infosot Epoka e Re Koha Ditore

Search

Lajme

Kumtesë për shtyp 04.06.2010

Bordi i Këshilli të Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të sotme, shqyrtoi tri ankesa që ishin parashtruar dhe mori këto vendime.

më shumë...

Kumtesë për shtyp 12.05.2010

Bordi i Këshilli të Mediave të Shkruara të Kosovës, shqyrtoi dhe miratoi në mbledhjen e sotme ankesën e Makifete Saliukës, gjyqtare e Gjykatës Komunale në Prishtinë, kundër gazetës “Kosova Sot” që ka të bëjë me botimin e përgjegjës së saj lidhur me 8 artikujt që kjo gazetë i publikoi në periudhën 13-22 prill 2010.

më shumë...