Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Z. Avni Jashari, gazetar, kundër revistës “Kosovarja”

5 dhjetor 2008

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e vet të mbajtur më 02 dhjetor 2008, u informua lidhur me ankesën e Avni Jasharit, gazetar i gazetës “Java” kundër  revistës “Kosovarja” nr. 23. 2008, për editorialin me titull: “A po e pres fundin e botes” dhe mori këtë:

V E N D I M

Revista “Kosovarja” nuk është anëtarë e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe sipas Statutit në fuqi, Këshilli nuk mund të vendosë lidhur me ankesat që vijnë  kundër jo anëtarëve tanë.

Mirëpo, si trup që merret me respektimin e Kodit të Mediave të Shkruara, KMSHK do ti shkruaj një letër redaksisë së revistës “Kosovarja” që ta shqyrtojnë me seriozitet pjesën e editorialit me nëntitull: “2012” dhe të konstatojë  plagjiaturën nga artikulli i Avni Jasharit, botuar në gazetën “Java” më 06 nëntor 2008 me titull : “E xhuma 21 dhjetor 2012, fundi i botës? Apo një fillim i ri?”.

Vendimet

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Zyrës për Informim e QKUK-së,kundër gazetës “Infopress” 06.07.2010

Ref:14.06.2010\ 81-2010

më shumë...

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Hasan Jasharit,avokat nga Prishtina, kundër gazetës “Kosova Sot” 07.06.2010

Ref:12.05.2010\ 78-2010

më shumë...

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Auditorit të Përgjithshëm, Lage Olofsson, kundër gazetës “Lajm” 07.06.2010

Ref:17.05.2010\ 79-2010

më shumë...

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së KFOR-it Gjerman,Prizren, Uwe Schmelzeis, Nënkolonel dhe Shef i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, kundër gazetës &# 07.06.2010

Ref:22.05.2010\ 80-2010

më shumë...
Alem Epoka e Re Zëri Lajm Yeni Dönem infosot Kosovalive Kosova Sot Tribuna shqiptare Koha Ditore Kosovapress Gazeta Sport MM

Search

Lajme

Kumtesë për shtyp 04.06.2010

Bordi i Këshilli të Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të sotme, shqyrtoi tri ankesa që ishin parashtruar dhe mori këto vendime.

më shumë...

Kumtesë për shtyp 12.05.2010

Bordi i Këshilli të Mediave të Shkruara të Kosovës, shqyrtoi dhe miratoi në mbledhjen e sotme ankesën e Makifete Saliukës, gjyqtare e Gjykatës Komunale në Prishtinë, kundër gazetës “Kosova Sot” që ka të bëjë me botimin e përgjegjës së saj lidhur me 8 artikujt që kjo gazetë i publikoi në periudhën 13-22 prill 2010.

më shumë...