Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Vesta Nurës, koordinatore e arteve vizuele në MKRS, kundër gazetës “Koha Ditore”

20 tetor 2009

Bordi i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt, mbajtur më 27 tetor 2009, pasi shqyrtoi ankesën e Vesta Nurës, koordinatore e arteve vizuele në MKRS, kundër gazetës “Koha Ditore” lidhur me  artikullin e botuar më 24 qershor 2009 me titull: “Zgjedhja e Drejtorit të Galerisë në dorë të Këshillit të ri drejtues” mori këtë

VENDIM

Nuk miratohen ankesat

ARSYETIM

Vesta Nura, koordinatore e arteve vizuele  në MKRS, iu ankua KMSHK-së, kundër gazetës “Koha Ditore” e cila nuk kishte botuar reagimin e saj, pas botimit të artikullit të lartpërmendur, ku citohet edhe një deklaratë e Vesta Nurës. Për atë deklaratë, ajo pohon se gazetari ia ka shpifur fjalët që nuk i ka thënë.

Bordi i KMSHK-së pasi lexoi edhe një herë email-ët e Vesta Nurës dërguar redaksisë së “Kohës ditore” dhe dëgjuan qëndrimin e përfaqësuesit të redaksisë së “Kohës Ditore”  sipas të cilit redaksia ka qenë e gatshme të botojë reagimin e Vesta Nurës, porse ai reagim ishte i paqartë dhe nga ai nuk kuptohej përse ankohej ajo. Redaksia kishte rënë në kontakt me te për të marrë vesh përmbajtjen e plotë të reagimit të saj, por edhe pas atij kontakti, nuk kuptohej përse Vesta Nura ankohej.

Këtu po e përcjellim deklaratën e Vesta Nurës se ajo ka thënë që nuk ka përmendur fjalët: “rol, këshill, konstruktiv, pozicion, kontribuojë, paraqitem, pengesë, qëndrimet, vendimet, mundësitë”.

Ndërsa deklarata e saj e botuar në gazetë është: “Pozicioni im do të jetë qe të kontribuoj dhe të mos paraqitem pengesë për qëndrimet që do ti marrë Këshilli gjatë zgjedhjes së Drejtorit të Galerisë së Arteve të Kosovës”.

Nga e gjithë kjo, KMSHK vendosi të mos e miratojë ankesën e Vesta Nurës pasi ajo mbetet e paqartë përballë deklaratës së saj të botuar në gazetë.

Sipas Kreut të IV të Kodit të Mediave të Shkruara, gazeta   ka obligim të botojë reagimet, demantet, por nëse ato mbesin të paqarta si në rastin konkret edhe pas disa insistimeve të redaksisë që përgjigja të sqarohet dhe të jetë e kuptueshme për ta arritur qëllimin e saj, atëherë redaksia nuk është e obliguar për ta botuar sa për të thënë se u botua përgjigja e paqartë e cila nuk arrin objektivat e saj.

Vendimet

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Zyrës për Informim e QKUK-së,kundër gazetës “Infopress” 06.07.2010

Ref:14.06.2010\ 81-2010

më shumë...

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Hasan Jasharit,avokat nga Prishtina, kundër gazetës “Kosova Sot” 07.06.2010

Ref:12.05.2010\ 78-2010

më shumë...

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Auditorit të Përgjithshëm, Lage Olofsson, kundër gazetës “Lajm” 07.06.2010

Ref:17.05.2010\ 79-2010

më shumë...

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së KFOR-it Gjerman,Prizren, Uwe Schmelzeis, Nënkolonel dhe Shef i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, kundër gazetës &# 07.06.2010

Ref:22.05.2010\ 80-2010

më shumë...
Koha Ditore Epoka e Re Kosovalive Lajm Gazeta Sport Kosova Sot Yeni Dönem infosot Tribuna shqiptare Zëri Kosovapress Alem MM

Search

Lajme

Kumtesë për shtyp 04.06.2010

Bordi i Këshilli të Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të sotme, shqyrtoi tri ankesa që ishin parashtruar dhe mori këto vendime.

më shumë...

Kumtesë për shtyp 12.05.2010

Bordi i Këshilli të Mediave të Shkruara të Kosovës, shqyrtoi dhe miratoi në mbledhjen e sotme ankesën e Makifete Saliukës, gjyqtare e Gjykatës Komunale në Prishtinë, kundër gazetës “Kosova Sot” që ka të bëjë me botimin e përgjegjës së saj lidhur me 8 artikujt që kjo gazetë i publikoi në periudhën 13-22 prill 2010.

më shumë...