Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së z. Lulzim Shala, menaxher i Rajonit të Pejës i KEP Trust, kundër gazetës "Bota Sot"
28 dhjetor 2009Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e bordit të tij mbajtur, datë 8 dhjetor 2009, duke shqyrtuar ankesën e Lulzim Shalës, kundër gazetës Bota Sot me rastin e botimit të artikullit: Punonjësit e KEP-it kërkojnë ryshfet për të lëshuar kredi të datë 22.10.2009, mori këtë
VENDIM
Nuk miratohet ankesa
ARSYETIMI
Ankuesi Lulzim Shala, në ankesën e vet kundër gazetës Bota sot lidhur me artikullin: Punonjësit e KEPit kërkojnë ryshfet për të lëshuar kredi pretendon se janë publikuar informata të pavërteta, shpifje dhe fyerje kundër tij.
Bordi i KMSHK-së, pas shqyrtimit të gjithanshëm të ankesës, dëgjimit të përfaqësuesit të gazetës Bota Sot dhe shqyrtimit të dokumentacionit me shkrim të gazetës Bota sot lidhur me rastin, vendosi që ankesa të mos miratohet.
Nga përfaqësuesi i gazetës Bota sot por edhe nga dokumentacioni, vërtetohet se gazeta ka shfrytëzuar një burim të identifikueshëm për marrjen e informacioneve, mbi bazën e të cilit gazeta ka mbështetur artikullin dhe poashtu ka bërë përpjekje që ta kontaktojë edhe palën tjetër, si burim dhe detyrim nga Kodi Mediave të Shkruara të Kosovës. Me që atë ditë kur është botuar artikulli, gazeta në pamundësi objektive për ta kontaktuar edhe palën tjetër, ajo këtë detyrim e kishte bërë një ditë më vonë, duke botuar në tërësi përgjigjen e palës Lulzim Shala, si ankues.
Me që artikulli i gazetës Bota sot kishte burimin e informimit të njërës dhe botoi reagimin, pas një dite, të palës tjetër, bordi i KMSHK-së konstatoi se gazeta Bota Sot nuk ka shkelur Kodin e Etikës.
Bordi i KMSHK-së pretendimet e ankesës për sa i përket kërkesës për ryshfet nuk e shqyrtoi me që kjo çështje është në kompetencë të ndjekjes dhe zbulimit të organeve si është policia dhe prokurori publik.
Bazuar në atë që u tha më lartë, KMSHK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.
- Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Zyrës për Informim e QKUK-së,kundër gazetës Infopress
- Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së KFOR-it Gjerman,Prizren, Uwe Schmelzeis, Nënkolonel dhe Shef i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, kundër gazetës
- Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Auditorit të Përgjithshëm, Lage Olofsson, kundër gazetës Lajm
- Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Hasan Jasharit,avokat nga Prishtina, kundër gazetës Kosova Sot
- Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Makifete Saliuka,Gjykatëse e Gjykatës Komunale të Prishtinës, kundër gazetës Kosova Sot