Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Makifete Saliuka,Gjykatëse e Gjykatës Komunale të Prishtinës, kundër gazetës Kosova Sot
4 qershor 2010Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të mbajtur më 11 maj 2010, pasi shqyrtoi ankesën e Makifete Saliuka, gjyqtare e Gjykatës Komunale në Prishtinë kundër gazetës Kosova Sot mori këtë
Miratohet ankesa
Makifete Saliuka, gjyqtare e Gjykatës Komunale në Prishtinë ka parashtruar ankesë më 26 prill 2010 në Këshillin e Mediave te Shkruara të Kosovës kundër gazetës Kosova Sot.
Ankesa ka të bëjë me tetë artikuj të botuar në gazetën Kosova Sot, prej 13-22 prill 2010, lidhur me vendimin gjyqësor të marrë në çështjen juridike të paditësit Lulzim Rexha nga fshati Prekaz, Komunë e Skenderaj kundër Interpress R. Company Kosova Sot.
Çështja gjyqësore ishte iniciuar nga paditësi Lulzim Rexha, i cili kishte pësuar në vitin 2004 fatkeqësi në punë, me çrast, si punëtor i shtypshkronjës që është pjesë e kompanisë në fjalë, kishte humbur njërën dorë deri në nën bërryl dhe ishte paaftësuar për punë të mëtejme.
Në procedurë gjyqësore, paditësi Lulzim Rexha kishte kërkuar dëmshpërblimin për lëndime në punë dhe paaftësinë e mëtejme në punë.Çështja e paditësit i kishte kaluar të gjitha instancat e gjyqësisë Kosovare, përfshirë edhe Gjykatën Supreme të Kosovës. Ankuesja Makifete Saliuka në ankesë pretendon se tetë shkrimet e gazetës Kosova sot përmbajnë të pavërteta mbi ecurinë gjyqësore të lëndës dhe se për këtë kishte reaguar me shkrim.
Atë reagim, gazeta Kosova Sot nuk e ka botuar.
Bordi i KMSHK-së, pas debatit gjeti se ankesa duhet të miratohet dhe se tetë shkrimet e gazetës Kosova Sot ku veçohet gjyqtarja Makifete Saliuka, shkelen dy kapituj të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Kreu IV: E drejta për tu përgjigjur, dhe Kreu II: Raportimi i të vërtetës.
Gazeta Kosova Sot ka shkelur kreun IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës e cila është e lidhur me obligimin e gazetës që të botojë reagimin ose demantin lidhur me ata tetë artikuj të botuar. Gazeta Kosova Sot nuk e ka botuar përgjigjen e Makifete Saliuka brenda të gjitha afateve normale.
KSHMK konstatoi se gazeta Kosova Sot me artikujt e saj të botuar në periudhën prej 13-22 prill 2010 ka shkelur edhe Kreun II: pikë 1,pikë 4 dhe pikë 5 të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës që ka të bëjë në raportimin e të vërtetës faktike dhe të drejtën e publikut që të di të vërtetën, dallimin e qartë ndërmjet lajmeve dhe opinioneve dhe obligimin profesional të korrigjojë informacionet e publikuara. Në këtë rast, gjithashtu vërehet se ekziston edhe konflikti i interesit, pasi që shkrimet kanë të bëjnë me kompaninë Interpress R.Company Kosova Sot, ku i dëmtuari Lulzim Rexha ishte punëtor i shtypshkronjës që i përket kësaj kompanie.
Kjo që u tha më lartë rezulton nga tri vendime(aktgjykimet) e tri shkalleve gjyqësore.
Gazeta Kosova Sot është e obliguar të botojë këtë vendim brenda një jave në faqet e gazetës së saj.
Bazuar në gjendjen faktike, KMSHK vendosi si në dispozitiv të vendimit.
- Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Zyrës për Informim e QKUK-së,kundër gazetës Infopress
- Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së KFOR-it Gjerman,Prizren, Uwe Schmelzeis, Nënkolonel dhe Shef i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, kundër gazetës
- Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Auditorit të Përgjithshëm, Lage Olofsson, kundër gazetës Lajm
- Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Hasan Jasharit,avokat nga Prishtina, kundër gazetës Kosova Sot
- Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Zyrës për Informim të Komunës së Drenasit, kundër gazetës Koha Ditore