Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Hasan Jasharit,avokat nga Prishtina, kundër gazetës Kosova Sot
7 qershor 2010Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më datë 3 qershor 2010, duke vendosur lidhur me ankesën e Hasan Jasharit, avokat në Prishtine, kundër gazetës Kosova Sot mori këtë
Miratohet ankesa
Hasan Jashari, avokat në Prishtinë, i ka paraqitur Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës një ankesë më 12 maj 2010, kundër gazetës Kosova Sot, me të cilën pretendon se gazeta Kosova Sot nuk ia ka botuar reagimin e tij kundër shkrimit të botuar më 14 prill 2010, në gazetën Kosova Sot me titull: Kur gazetagjinjtë dhe gazetat e ndajnë drejtësinë?!.
Ankesës i është bashkangjitur edhe kopja e reagimit të avokatit Hasan Jashari, të cilën gazeta Kosova sot nuk e ka botuar. Reagimi i është dërguar gazetës Kosova Sot me postë elektronike dhe me anë të letrës rekomande, për çka ankuesi ka paraqitur prova.
KMSHK, pasi analizoi ankesën dhe reagimin e Hasan Jasharit, avokat i paditësit Lulzim Rexha, ish punëtor i Shtypshkronjës të Interpress R. Company Kosova Sot i cili kishte pësuar fatkeqësi në punë në vitin 2004 duke e humbur dorën e djathtë deri në nën bërryl, konstatoi se gazeta Kosova Sot duke mos botuar reagimin e avokatit Hasan Jashari, ka shkelur Kapitullin IV të Kodit të Mediave të Shkruara(e drejta për tu përgjigjur) saktësisht Pika 1 e Kreut të IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, në bazë të së cilit përcaktohet obligimi i gazetave që të botojnë reagime ose demante, kur mediat publikojnë informata të pasakta për ndonjë individ.
KMSHK ka vlerësuar se gazeta Kosova Sot duhet të gjejë mënyrë dhe gjuhë të përbashkët me avokatin Hasan Jashari për të përgatitur për botim një version të ngjeshur të letrës së tij si përgjigje.
KMSHK duke u bazuar në gjendjen faktike të konstatuar si më lartë, vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.
- Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Zyrës për Informim e QKUK-së,kundër gazetës Infopress
- Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së KFOR-it Gjerman,Prizren, Uwe Schmelzeis, Nënkolonel dhe Shef i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, kundër gazetës
- Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Auditorit të Përgjithshëm, Lage Olofsson, kundër gazetës Lajm
- Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Makifete Saliuka,Gjykatëse e Gjykatës Komunale të Prishtinës, kundër gazetës Kosova Sot
- Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Zyrës për Informim të Komunës së Drenasit, kundër gazetës Koha Ditore