Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Auditorit të Përgjithshëm, Lage Olofsson, kundër gazetës “Lajm”

7 qershor 2010

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të mbajtur më datë 3 qershor 2010, duke vendosur lidhur me ankesën e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, të datë 17 maj 2010, kundër gazetës “Lajm” mori këtë

VENDIM

Nuk miratohet ankesa

ARSYETIM 

Auditorit i Përgjithshëm i Kosovës, në Prishtinë, i ka paraqitur një ankesë Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës më datë 17 maj 2010 kundër gazetës “Lajm”, ku pretendon se gazeta “Lajm” ka bërë publikimin e një draft-raporti të auditimit të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2009 të Pasqyrave vjetore financiare.

Sipas pretendimeve të ankuesit, gazeta ka qenë e vetëdijshme se raporti i auditimit është draft dhe se për këtë arsye nuk ka mund të jetë me interes për publikun. Publikimi i këtij draft-raporti, sipas ankuesit ka për qellim shpërndarjen e thashë e thënave.

KMSHK duke vendosur lidhur me këtë ankesë gjeti se  artikulli i botuar në gazetën “Lajm” me titull: “Udhëtime pa mbulesë”, kundër të cilit është paraqitur ankesa, gjeti se i njëjti nuk përmban asnjë shkelje të rregullave të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, kjo për faktin se gazeta “Lajm” nuk ka raportuar asgjë të pavërtetë të shkruar në draft-raportin e Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, se disa herë ka përmendur në artikull se bëhet fjalë për një draft-raport dhe se gazeta në fjalë, me kohe ka botuar reagimin e ankuesit me çka ka respektuar parimin e të drejtës për tu përgjigjur, të paraparë me Kodin e Etikës të Mediave të Shkruara të Kosovës.

KMSHK kërkon që gazeta “Lajm” të botojë raportin definitiv të auditimit për Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës, kur ai të jetë bërë i gatshëm, në të mirë të informimit të plotë të opinionit.
KMSHK duke vërtetuar këtë gjendje faktike, vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Vendimet

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Zyrës për Informim e QKUK-së,kundër gazetës “Infopress” 06.07.2010

Ref:14.06.2010\ 81-2010

më shumë...

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Hasan Jasharit,avokat nga Prishtina, kundër gazetës “Kosova Sot” 07.06.2010

Ref:12.05.2010\ 78-2010

më shumë...

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Auditorit të Përgjithshëm, Lage Olofsson, kundër gazetës “Lajm” 07.06.2010

Ref:17.05.2010\ 79-2010

më shumë...

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së KFOR-it Gjerman,Prizren, Uwe Schmelzeis, Nënkolonel dhe Shef i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, kundër gazetës &# 07.06.2010

Ref:22.05.2010\ 80-2010

më shumë...
Koha Ditore Epoka e Re Kosova Sot Tribuna shqiptare Gazeta Sport Kosovapress Kosovalive Lajm MM infosot Zëri Alem Yeni Dönem

Search

Lajme

Kumtesë për shtyp 04.06.2010

Bordi i Këshilli të Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të sotme, shqyrtoi tri ankesa që ishin parashtruar dhe mori këto vendime.

më shumë...

Kumtesë për shtyp 12.05.2010

Bordi i Këshilli të Mediave të Shkruara të Kosovës, shqyrtoi dhe miratoi në mbledhjen e sotme ankesën e Makifete Saliukës, gjyqtare e Gjykatës Komunale në Prishtinë, kundër gazetës “Kosova Sot” që ka të bëjë me botimin e përgjegjës së saj lidhur me 8 artikujt që kjo gazetë i publikoi në periudhën 13-22 prill 2010.

më shumë...