Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së KFOR-it Gjerman,Prizren, Uwe Schmelzeis, Nënkolonel dhe Shef i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, kundër gazetës
7 qershor 2010Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të mbajtur më 3 qershor 2010, duke vendosur lidhur me ankesën e Uwe Schmezeis të KFOR-it Gjerman në Prizren paraqitur më datë 22 maj 2010, kundër gazetës Express në bazë të nenit 4 (paragrafi 5) të Statutit të KSHMK-së, dha këtë
Miratohet ankesa
KFOR-i Gjerman në Prizren ka paraqitur një ankesë kundër gazetës Express lidhur me artikullin e përkthyer nga gjermanishtja me titull Të dehur, të lazdruar të marrë nga gazeta zvicerane Weltwoche.
KMSHK përsëritë qëndrimin se gazetat kanë të drejtë të përcjellin shkrime nga gazetat tjera, siç ka ndodhur me gazetën Express por ata artikuj të përkthyer duhet të kenë përmbajtjen e vërtetë, të botuar si në gazetën burimore.
Mirëpo, në këtë rast është konstatuar se gjatë përkthimit janë bërë disa gabime në emra dhe pozita si dhe është botuar një fotografi që nuk ka të bëjë me KFOR-in Gjerman, por me atë Grek.
Ankuesi në fjalë, për këto pasaktësi që përmbante artikulli i përkthyer në gazetën Express kishte paraqitur një kërkesë në formë reagimi, për përmirësimin e këtyre gabimeve. Gazeta Express nuk e ka botuar kërkesën e KFOR-it Gjerman lidhur me artikullin e përkthyer në gjuhën shqipe.
Mbështetur në këtë fakt, KMSHK konstatoi se gazeta Express duke mos botuar reagimin e ankuesit, ka bërë shkelje të Kreut të IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës (e drejta për tu përgjigjur) saktësisht Pikën 1 të Kreut IV të këtij Kodi, në bazë të së cilit përcaktohet obligimi i gazetave dhe agjencive të lajmeve që të botojnë reagime, atëherë kur mediat botojnë informata të pasakta për individë apo organizata.
Gjithashtu paragrafi 2 i Kreut IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, parashikon të drejtën për tu përgjigjur, kur botimi i reagimit përcakton se duhet të ndërmerret një hap i tillë për qëllime të korrektësisë dhe të paanshmërisë.
KMSHK mendon se një takim i përfaqësuesit të Zyrës për Marrëdhënie me publikun të KFOR-it Gjerman në Prizren dhe përgjegjësve të redaksisë Express do të mund të zgjidhte këtë kontest në të mirë të informimit të drejtë dhe të plotë të opinionit.
Bazuar në ato që u thanë më lartë u vendos si në dispozitiv të këtij opinioni.
- Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Zyrës për Informim e QKUK-së,kundër gazetës Infopress
- Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Auditorit të Përgjithshëm, Lage Olofsson, kundër gazetës Lajm
- Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Hasan Jasharit,avokat nga Prishtina, kundër gazetës Kosova Sot
- Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Makifete Saliuka,Gjykatëse e Gjykatës Komunale të Prishtinës, kundër gazetës Kosova Sot
- Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Zyrës për Informim të Komunës së Drenasit, kundër gazetës Koha Ditore