Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Zyrës për Informim e QKUK-së,kundër gazetës “Infopress”

6 korrik 2010

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të mbajtur më datë 29 qershor 2010, duke vendosur lidhur me ankesën e Zyrës për Informim e QKUK-së, të datë 14 qershor 2010, kundër gazetës “Infopress” mori këtë

VENDIM

- Nuk miratohet ankesa

ARSYETIM

Zyra për Informim e QKUK-së ka paraqitur një ankesë kundër gazetës “Infopress” lidhur me artikullin e botuar më datë 11 qershor 2010 me titull: “KFOR-i dhuron barna me afat të skaduar!”.
Artikulli i gazetës ditore “Infopress” mbështetet në burime të brendshme të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke përmendur edhe emrat e komisionit tre anëtarësh të QKUK-së të cilët kanë pranuar donacione.
Zyra për Informim e QKUK-së kishte bërë një reagim ndaj shkrimit të botuar në gazetën “Infopress”. Reagimin e Zyrës për Informim e QKUK-së gazeta në fjalë e kishte botuar më datë 12 qershor 2010, me çka ka respektuar parimin e të drejtës për tu përgjigjur, të paraparë me Kodin e Etikës të Mediave të Shkruara të Kosovës.

KMSHK duke shqyrtuar ankesën e Zyrës për Informim e QKUK-së dhe reagimin e kësaj Zyre të botuar në gazetën “Infopress”, lidhur me artikullin për të cilin bëhet fjalë, konstatoi se edhe ankesa edhe reagimi ndaj artikullit të gazetës përmbajtësisht merren me sqarimin e një donacioni të pranuar nga QKUK prej 600.000 Euro nga Shoqata e Motoçiklistëve Evropian. U konstatua se as ankesa por as reagimi i Zyrës për Informim i QKUK-së nuk merren me pretendimet e artikullit të botuar në gazetën “Infopress” me titull: “KFOR-i dhuron barna me afat të skaduar!”.

KMSHK gjithashtu u informua se KFOR-i lidhur me artikullin e shkruar nuk ka pranuar të bëj asnjë prononcim edhe pse disa herë ishte tentuar që të merrej opinioni nga Zyra për Informim e KFOR-it gjerman.

KMSHK gjen se artikulli në fjalë është mbështetur në burime brenda QKUK-së, dhe se gazeta “Infopress” me kohë ka botuar reagimin e Zyrës për Informim të QKUK-së ndaj artikullit “KFOR-i dhuron barna me afat të skaduar!”.

KMSHK në mënyrë unanime konstatoi se gazeta “Infopress” nuk ka bërë shkelje të rregullave të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës.

Bazuar në ato që u thanë më lartë u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi.

Vendimet

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Zyrës për Informim e QKUK-së,kundër gazetës “Infopress” 06.07.2010

Ref:14.06.2010\ 81-2010

më shumë...

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Hasan Jasharit,avokat nga Prishtina, kundër gazetës “Kosova Sot” 07.06.2010

Ref:12.05.2010\ 78-2010

më shumë...

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Auditorit të Përgjithshëm, Lage Olofsson, kundër gazetës “Lajm” 07.06.2010

Ref:17.05.2010\ 79-2010

më shumë...

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së KFOR-it Gjerman,Prizren, Uwe Schmelzeis, Nënkolonel dhe Shef i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, kundër gazetës &# 07.06.2010

Ref:22.05.2010\ 80-2010

më shumë...
MM Tribuna shqiptare Koha Ditore Yeni Dönem Lajm Epoka e Re Gazeta Sport Kosovalive Zëri infosot Kosova Sot Alem Kosovapress

Search

Lajme

Kumtesë për shtyp 04.06.2010

Bordi i Këshilli të Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të sotme, shqyrtoi tri ankesa që ishin parashtruar dhe mori këto vendime.

më shumë...

Kumtesë për shtyp 12.05.2010

Bordi i Këshilli të Mediave të Shkruara të Kosovës, shqyrtoi dhe miratoi në mbledhjen e sotme ankesën e Makifete Saliukës, gjyqtare e Gjykatës Komunale në Prishtinë, kundër gazetës “Kosova Sot” që ka të bëjë me botimin e përgjegjës së saj lidhur me 8 artikujt që kjo gazetë i publikoi në periudhën 13-22 prill 2010.

më shumë...