23 December 2015

Edona Tolaj zgjedhet nënkryetare e bordit të KMShK-së

22 dhjetor 2015

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e sotme nuk miratoi ankesën e Gjelosh Vatajt kundër gazetës Zëri për artikullin “Ujësjellësi Prishtina keqpërdorë mjetet e donatorëve” Artikulli është mbështetur mbi gjetjet e auditorit të brendshëm dhe prononcimet e ushtruesit të detyrës të kësaj ndërmarrje.

Gjatë shqyrtimit të ankesës së Devolli Group kundër gazetës Fjala në lidhje me artikullin “Shpendi ia kthen borxhin Devollëve me tender”, gjeti se gazeta nuk ka bërë dallim midis lajmit dhe opinionit duke shkelur kështu Kreun II, pika 4 të Kodit të Mediave të Shkruara, si dhe dënoi disa gjykime vlerësuese në artikull.

Birra Peja është ankuar kundër gazetës Blic lidhur me artikullin “Birra Peja promovon produktin alkoolik me simbole fashiste e naziste”. KMShK gjeti se në panon reklamuese nuk ka asgjë të përbashkët me atë për ër çka portali shkruan. Madje anëtarët e KMShK-së konstatuan se kjo është edhe një vepër e qëllimshme që shkel pikat e Kodit nga Kreu II, pika 1 (Raportimi i së vërtetës), si dhe Kreu II, pika 4 e cila thotë duhet të bëhet dallim midis lajmit dhe opinionit.

Spitali Istanbul Medicine – Prishtinë është ankuar kundër potalit Telegrafi lidhur me artikullin “Prokuroria zbret përsëri në spitalin turk”. KMShK konstatoi se artikulli ka shkelur Kreun IV, pika 3, i cili thotë “gjatë raporimit të një ngjarje kontraverse, mediat do të përpiqen t’i dëgjojnë të gjitha palët”.

Pasi shqyrtoi ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër gazetës Express lidhur me artikullin “Ndodh edhe kjo: Vetëvendosje gjuan me vezë kryeministrin Edi Rama në Tiranë”, konstatoi se Lëvizja Vetëvendosje nuk mohon se dy nga tre të ndaluarit nga policia kanë qenë anëtarë të Vetëvendosjes më parë, por ata tani janë anëtarë të klubit politik studentor në Prishtinë. Mirëpo, në ankesë nuk jepet ndonjë fakt i qëndrueshëm kur dhe si ish-anëtarët e Vetëvedosjes janë larguar nga kjo Lëvizje.

Gazeta Express ka botuar reagimin e Frashër Krasniqit, zëdhës i LVV, dhe se janë të gatshëm të botojnë çdo sqarim plotësues të mundshëm për ta sqaruar gjerë në fund këtë çështje. Kjo ankesë nuk u miratua.

Njësoj, KMShK vendosi edhe lidhur me ankesat e Fitor Muratit dhe Besiana Musmuratit, nga MPJ kundër gazetës Zëri lidhur me artikullin “Ministria e Punëve të Jashtëligjshme (MPJ)”. Gazeta do të botojë në tërësi reagimet e tyre sqaruese, nëse ato do të arrinë në redaksi, deklaroji përfaqësuesi i gazetës Zëri.

KMShK, sot miratoi edhe 12 ankesa të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut lidhur me gjuhën e urrejtjes në komentet e lexuesve në portalet Telegrafi dhe Bota Sot.

Për më tepër lidhur me ankesën e Faik Ispahiut, drejtor ekzekutiv i Internews Kosova kundër Gazetës Express për artikullin me titull “Faik Ispahiu, i Jetës në Kosovë i “udvaratet” kryeministrit serb” të publikuar më 27 gusht 2015, KMShK vendosi të mos marrrë vendim. Pas shqyrtimit të kësaj ankese edhe në dy mbledhje të kaluara, KMShK vendosi të mos marrë vendim për shkak të disa paqartësive në statutin e vet dhe interpretimeve të ndryshme lidhur me rezultatet e votimit të mëhershëm për njërën nga pikat e ankesës. Tri pika tjera të kësaj ankese janë hedhur poshtë me votat e anëtarëve të Bordit, në mbledhjen e tetorit të këtij viti.

Pasi në mbledhjen e Bordit të KMShK-së kishte mospajtime rreth vlerësimit për rezultatin e votave pro, kundër dhe abstenim, KMShK me shumicë votash vendosi të zbatojë pervojën e Aleancës së Këshillave të Mediave të Pavarura të Europës (AIPCE), pjesë e të cilës është KMShK, që në rastet kur nuk ka konsesus dhe haset në paqartësi rregullash, vendoset që të mos merret vendim për ankesën dhe rekomandohet që çështja të shkojë në gjyq.

 

Në mbledhjen e sotme, KMShK zgjodhi nënkryetare të bordit, Edona Tolaj.