31 March 2016

Komunikatë për media

Në mbledhjen e sotme, KMShK miratoi pjesërisht ankesën e Gafurr Tahirit kundër gazetës Zëri lidhur me artikullin ”Zaptohet shkolla, shndërrohet në vilë“. KMShK konstatoi se teksti i artikullit është korrekt, ndërsa titulli nuk përkon me tekstin.

Pasi shqyrtoi ankesën e Arlinda Kavazi Xhelilit kundër portalit Infokusi lidhur me artikullin “Jahjaga si gjimnaziste, ditarin plot njësha”, në të cilin pa qëllim janë botuar edhe notat e ankueses, KMShK konstatoi se portali Infokusi menjëherë pasi ka vërejtur gabimin teknik e ka korrigjuar duke kërkuar edhe nga portalet tjera që ta heqin shkrimin, me çka ka vepruar mirë. Andaj, kjo ankesë nuk është miratuar, duke marrë parasysh se gabimi është bërë pa qëllim, dhe se janë bërë përpjekje që gabimi të përmirësohet.

KMShK, pasi shqyrtoi ankesën e kompanisë Ipko kundër Gazetës Fjala lidhur me artikullin “Ipko në krizë, i ikën dhjetra kompani”, me shumicë votash miratoi ankesën.

Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe ankesa e IndexKosovës kundër Gazetës Express lidhur me artikullin “Kryemashtruesi i sondazheve, Visar Berisha”. KSMhK konstatoi se shkrimi i Gazetës Express ishte një opinion, për të cilin vlejnë rregullat e veçanta në Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës, si dhe gjeti se këtu nuk bëhet fjalë për shkelje të Kodit të Mediave të Shkruara.