26 May 2015

Konferenca Ndërkombëtare Mbi Lirinë e Shtypit, 25-27 maj 2015, Jerusalem

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës po merr pjesë në punimet e Konferencës Ndërkombëtare mbi Lirinë e Shtypit e cila mbahet në Jerusalem nga 25 deri 27 maj 2015. Kjo konferencë ka tubuar me dhjetëra gazetarë, reporterë, dhe ekspertë nga fusha e komunikimit dhe e mediave.

Gjatë tri ditëve sa zgjat konferenca do të organizohen panele të ndryshme diskutimi, duke përfshirë temat siç është indeksi i lirisë së shtypit, raportimi nga zonat e luftës, gazetaria e re në kohën e teknologjisë dhe kështu me radhë.

Pjesë e kësaj konference do të jetë edhe Udhëtimi nëpër Horizont, me prezantime nga vendet e ndryshme të botës ku përfaqësuesi nga Kosova do të prezantojë gjendjen e mediave në Kosovë.

Konferenca organizohet nga Klubi i Shtypit i Jerusalemit dhe ka tubuar gazetarë e ekspertë të ndryshëm nga mbi 30 shtete anembanë botës.

Në këtë konferencë, Kosova përfaqësohet nga Qerim Ondozi nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës.