13 February 2017

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Baton Haxhiut kundër gazetës Kosova Sot

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 31 janar 2017, shqyrtoi ankesën e Baton Haxhiut kundër gazetës Kosova Sot lidhur me artikullin “Devollët ua morën 20 milionë euro qytetarëve vetëm përmes homologimit”, botuar më 6 dhjetor 2016, dhe nxori këtë

 

O P I N I O N

 

 

 A R S Y E T I M I

Në ankesë thuhet se gazeta Kosova Sot me këtë artikull e ka personifikuar ankuesin si një person të inkriminuar dhe të lidhur me klanin Pronto dhe të ashtëquajturit nga kjo gazetë “mafio-oligarkët”, duke iu referuar me këtë term vëllezërve Devolli. Në këtë shkrim, në llogari të Baton Haxhiut thuhet se “ky i fundit është një person i shantazheve, veprave të ndyera, i grupeve kriminale dhe i nëntokës”.

Në shkrim, Baton Haxhiu lidhet me kompanitë e vëllezërve Devolli duke thënë se ai është person korruptiv.

Ky shkrim nuk mbështetet në fakte relevante, me çka është shkelur Kreu II i Kodit të Mediave të Shkruara (raportimi i së vërtetës.

Gazeta Kosova Sot, gjithashtu, nuk ka kontaktuar fare me Baton Haxhiun apo me ndonjë subjekt relevant zyrtar i cili do të prononcohej për këto çëshjte në artikull, thuhet ndër të tjera në ankesë. Në këtë mënyrë gazeta Kosva Sot ka shkelur Kreun IV pikë 3 të Kodit të Mediave të Shkruara i cili kërkon që gjatë raportimit dhe komentimit të ndonjë ngjarje kundërthënëse, mediat do të përpiqen t’i dëgjojnë dhe t’i përfaqësojnë të gjitha palët e përfshira.

KMShK miratoi ankesën nga të gjithë anëtarët prezent të Bordit (20). Nuk kishte asnjë votë kundër.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës