13 February 2017

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Budimir Niqiç kundër portalit të RTK-së

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 31 janar 2017, shqyrtoi ankesën e Budimir Niqiçit kundër portalit të RTK-së lidhur me artikullin “Dekonspirohet një rrjet i spiunazhit rus në Kosovë”, botuar më 20 janar 2017, dhe nxorri këtë

 

O P I N I O N

 

 

A R S Y E T I M I

 

Në ankesën e Budimir Niqiçit thuhet se portali i RTK-së me një tekst të panënshkruar ka botuar inicialet e një gazetari si dhe emrat e disa personave, si anëtarë të një rrjeti të spiunëve rus në Kosovë.

KMShK shqyrtoi shkrimin e përmendur në portal dhe reagimin e dërguar portalit të RTK-së. KMShK konstatoi se burimi i këtij shkrimi është i paverifikueshëm, pasi akuzohen emra konkret për një vepër të rëndë, për çka mund të vendosë vetëm gjykata. Në këtë mënyrë ka mundur t’i rrezikohet jeta gazetarit dhe disa personave nga emrat e përmendur. Në këtë shkrim ka edhe gjuhë të urrejtjes, sipas Kodit të Mediave të Shkruara.

KMShK vendosi se portali RTK ka shkelur Kreun II (Raportimi i së vërtetës) dhe Kreun III (Nxitja dhe gjuha e urrejtjes).

Ky opinion u nxor me votat e 20 anëtarëve të pranishëm në këtë mbledhje.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës