1 July 2016

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së KEK-ut kundër disa portalit Veriu.info

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 28 qershor 2016, shqyrtoi ankesën e KEK-ut kundër portalit Veriu.info lidhur me artikullin “Ekskluzive: Shpërthejnë punëtorët e sigurimit të KEK-ut, demolojnë zyrën e drejtorit Arben Gjuka”, botuar më 18 maj 2016, dhe nxori këtë

 

 

O P I N I O N

 

 

A R S Y E T I M I

 

Në ankesë thuhet se protesutesit nuk janë punëtorë të KEK-ut, “mediat tjera kanë raportuar drejtë, duke treguar se ata janë ishpunëtorë të KEK-ut”, të cilët më shumë se 10 vite nuk kanë hyrë në lokalet e KEK-ut.

Në ankesë pranohet se protestuesit kanë hyrë në korridore të zyrave të udhëheqësve, por jo edhe në zyrën e drejtorit Gjuka, por vetëm në zyrën e Edmond Nulleshit, përgjegjës për shërbime të korporatës.

Ankuesi thekson se kjo ngjarje ka ndodhur një ditë më parë nga dita e botimit të këtij artikulli në portalin Veriu.ifno, kështu që ky portal ka pasur kohë dhe mundësi t’i drejtohet KEK-ut për prononcim.

KMShK konstaton se ata protesues nuk janë punëtor aktual të KEK-ut, se ata kanë hyrë në korridoret e zyrave, por nuk kanë hyrë e as nuk kanë demoluar zyrën e Arben Gjukës, me çka është shkelur Kreu II (Raportimi i së vërtetës).

Gjithashtu, portali Veriu.info ndonëse ka raportuar një ditë më vonë pas ngjarjes nuk ka përmbushur detyrimin profesional që të kërkojë pronocim edhe nga pala tjetër, pra KEK-u. Në këtë rast, portali ka bërë shkelje të Kreut IV, pika 3, e cila thotë:“gjatë raportimit dhe komentimit të një ngjarje kontraverse, gazetat dhe periodikët do të përpiqen t’i dëgjojnë dhe t’i përfaqësojnë të´gjitha palët në kontest. Nëse njëra palë brenda kontroverses refuzon të jetë në dispozicion për gazetarin, publikimi gjatë raportimit të vet do të duhej ta theksojë këtë refuzim.”

Kjo ankesë u miratua me 13 vota për dhe 1 kundër.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës