13 February 2017

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Shkëlqim Devollit kundër gazetës Kosova Sot

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 31 janar 2017, shqyrtoi ankesën e Shkëlqim Devollit kundër gazetës Kosova Sot lidhur me artikullin “Kuvendi të kërkojë heqjen e monopoleve kriminale”, botuar më 9 dhjetor 2016, dhe nxori këtë

 

O P I N I O N

 

 

A R S Y E T I M I

 

Në ankesë thuhet “që nga hapja e terminalit të Kadriajve, terminali doganor “Devolli”, i cili gjithnjë i ka gënjyer dhe zhvatur qytetarët duke e keqpërdorur sistemin doganor dhe duke i marr më shumë para se sa që duhet” gjërat kanë ndryshuar.

Ka shumë shpifje, por pak argumente thuhet ndër të tjera në ankesë.

KMShK konstatoi se gazeta nuk nuk mbështetë me fakte disa nga thënjet e veta, gjë që kërkon edhe Kodi i Mediave të Shkruara të Kosovës.

Gazeta Kosova Sot nuk ka marr prononcimin e palës tjetër e as të organeve kompetente të cilat janë të obliguara që të sqarojnë çështjet e përmendura në artikull e që kanë të bëjnë me fushëveprimin e tyre.

Andaj, KMShK vendosi se në këtë rast është shkelur Kreu II (Raportimi i së vërtetës), dhe Kreu IV (E drejta për t’u përgjigjur).

Për këtë opinion votuan të gjithë anëtarët prezent në mbledhje (20). Nuk kishte vota kundër.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës