Parashtrimi i ankesës

Vetërregullimi i mediave të shkruara dhe elektronike nuk do të arrihej pa rolin e lexuesve dhe vizitorëve të këtyre mediave.

Dërgimi i ankesave kundër gazetarisë joprofesionale, e cila nuk respekton Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës, njëherit mbron lirinë e fjalës dhe të drejtën për të vërtetën.

Si të bëni një ankesë?

Ankesa në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës

Vetërregullimi i mediave të shkruara dhe elektronike nuk do të arrihej pa rolin e lexuesve dhe vizitorëve të këtyre mediave.
Dërgimi i ankesave kundër gazetarisë joprofesionale, e cila nuk respekton Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës, njëherit mbron lirinë e fjalës dhe të drejtën për të vërtetën.

Si të parashtroni një ankesë?
Ankesën në KMSHK mund ta dërgoni me shkrim, përmes postës së rregullt ose postës elektronike.
Kërkohet që ta cekni mediumit kundër të cilit ankoheni, shkrimin, datën e botimit të shkrimit si dhe ku mendoni se mediumi në rastin tuaj ka shkelur Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës. Ankesës me shkrim duhet t’i bashkangjitet kopja e shkrimit të mediumit, respektivisht vegëza e shkrimit të mediumit elektonik.
Gjithsesi duhet të cekni nëse kërkoni:
– të botohet përgënjeshtrimi juaj;
– korrigjimi;
– plotësimi i shkrimit të botuar; ose
– kërkimfalja;

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës do të marrë në shqyrtim ankesat të cilat arrijnë brenda një muaji nga data e botimit të shkrimit të kontestuar.

Procedurat e mëtutjeshme
Sekretaria e Këshillit të Mediave të Shkruara do të kontakojë redaksinë kundër të cilës është dërguar ankesa, nga e cila do të kërkohet përgjigjia e saj ose spjegimi lidhur me ankesën.
Sekretaria mund ta shfrytëzojë edhe të drejtën e ndërmjetësimit midis ankuesit dhe redaksisë për të qartësuar rastin e kontestueshëm.
Nëse nuk arrihet marrëveshja për botimin e reagimit, korrigjimit, ose kërkimfaljes nga ana e redaksisë, sekretaria e dërgon ankesën për shqyrtim tek Bordi i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës.

Mënyrat e dërgimit të ankesës në KMSHK
Përmes postës së rregullt:
Adresa: Rr. Garibaldi OB-1, HY-19, Nr. 12, 10000 Prishtinë
Përmes postës elektronike:
presscouncil.kosovo@gmail.com

 









captcha