9 July 2015

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesave së Nismës së të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut kundër portalit Indeksonline

9 korrik 2015

KMShK në mbledhjen e tij të mbajtur më 30 qershor 2015, shqyrtoi 38 ankesa nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut kundër portalit Indeksonline.

Këto ankesa kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes në komentet e lexuesve të këtij portali lidhur me përafërsisht 100 artikuj të ndryshëm.

Portali Indeksonline i ka larguar të gjitha këto shprehjet fyese që përmabjnë gjuhë të urrejtjes, me çka ka plotësuar detyrimin i cili del nga Kodi i Mediave të Shkruara të Kosovës.

Në arsyetimin e portalit Indeksonline thuhet se këto shprehje janë publikuar përkohësisht për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve në këto komente dhe numrit të pamjaftueshëm të stafit për t’i larguar ato.

Përfaqësuesi i portalit Indeksonline informoi në këtë mbledhje bordin se nga data 1 korrik 2015, ky portal do të largojë rubrikën e komenteve të lexuesve, pasi që numri i komentuesve është shumë i madh, kurse redaksia nuk ka mundësi që t’i pastrojë komentet me gjuhë të papranueshme që nxisin gjuhën e urrejtjes.

KMSHK, pas shqyrtimit të ankesave, vlerësoi se të njëjtat duhet miratuar. KMShK, gjithashtu kërkoi nga mediat që të kenë më shumë kujdes në përmbajtjen e artikujve që publikojnë, dhe të mos lejojnë publikimin e çfarëdo forme të gjuhës së urrejtjes.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës