8 January 2016

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesave së Nismës së të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut kundër portalit Telegrafi

KMShK në mbledhjen e tij të mbajtur më 22 dhjetor 2015, shqyrtoi 7 ankesa me numër të regjistrimit si në vijim:464,465(30.11.2015);468,471,472(14.12.2015);474,475(15.12.2015); të gjitha të parashtruara nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut kundër portalit Telegrafi.

Këto ankesa kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes në komentet e lexuesve të këtij portali lidhur me përafërsisht 30 artikuj të ndryshëm.

Portali Telegrafi i ka larguar të gjitha këto shprehje fyese të gjuhës së urrejtjes, me çka ka plotësuar detyrimin i cili del nga Kodi i Mediave të Shkruara të Kosovës.

Në arsyetimin e portalit Telegrafi thuhet se këto shprehje janë publikuar përkohësisht për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve në këto komente dhe numrit të pamjaftueshëm të stafit për t’i larguar ato.

KMSHK, pas shqyrtimit të ankesave, vlerësoi se të njëjtat duhet miratuar. KMShK, gjithashtu kërkoi nga mediat që të kenë më shumë kujdes në përmbajtjen e artikujve që i publikojnë, dhe të mos lejojnë publikimin e çfarëdo forme të gjuhës së urrejtjes.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës