13 February 2017

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Dardafon.net LLC kundër Gazetës Express

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 31 janar 2017, shqyrtoi ankesën e Dardanfon.net LLC kundër Gazetës Express lidhur me tre artikuj “Skandaloze: Blerim Devolli ia plaçkitë Kosovës në arbitrazh 30 milionë euro”, botuar më 20 dhjetor 2016, “Letër prokurorit: a dëshiron të mbahesh mend si Aleksandri i Madh a si shoku i Haxhi Dërgutit?, botuar më 21 dhjetor 2016, dhe “Arsyetimi gjakftoht i Blerim Devollit për 26 milionët që do t’ia marrë PTK-së, botuar më 22 dhjetor 2016, dhe mori këtë

 

 

V E N D I M

 

 

A R S Y E T I M I

 

KMShK, konstatoi se përmbajtja e tre artikujve nuk është kontesutese, përveç titullit të artikullit të parë “Skandaloze: Blerim Devolli ia plaçkitë Kosovës në arbitrazh 30 milionë euro”, ku përmendet “plaçkitje”, për një vendim të arbitrazhit ndërkombëtar lidhur me rastin e PTK dhe Z Mobile.

Procesi dhe vendimi i arbitrazhit ndërkombtar nuk nënkupton plaçkitje, por është një vendim i nxjerrë në bazë të ligjeve dhe procedurave, për çka palët janë pajtuar para se të shkonin në arbitrazhin ndërkombtar.

Faktet dhe kronologjia e ngjarjeve në këta tre artikuj nuk janë kontestues, por vetëm konstatimi në titullin e artikullit të parë se ka ndodhur një “plaçkitje” në mbështetje të arbitrazhit ndërkombëtar.

Andaj ankesa miratohet vetëm në një pikë, dhe atë për titull të pavërtetë. Në këtë mënyrë, KMShK vendosi se këtu bëhet fjalë për shkelje të Kreut II (Raportimi i së vërtetës) të Kodit të Mediave të Shkruara.

Ky vendim u miratua me 15 vota për, dhe 5 vota kundër.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës