12 April 2016

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së IPKO’s kundër Gazetës Fjala

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të mbajtur më 29 mars 2016, shqyrtoi ankesën e kompanisë IPKO kundër Gazetës Fjala në lidhje me artikullin “IPKO në krizë, i ikën dhjetra kompani”, botuar më 4 mars 2016, dhe mori këtë

 

V E N D I M

 

 

 

 

A R S Y E T I M I

 

Ankuesi i ka dërguar KMShK-së ankesën ku pretendon se shkrimi nuk është bazuar mbi raportin e tregut të telekomunikimeve në Kosovë që përgatitet në bazë të rezultateve tremujore nga ana e Autoritetit Rregullativ të Komununikimeve Elektronike dhe Postare në Kosovë (ARKEP).

Përfaqësuesi i Gazetës Fjala paraqiti qëndrimin e tij se në artikull ka botuar emrat e kompanive që janë larguar nga Ipko dhe i janë bashkuar kompanisë Vala.

Disa anëtarë të KMShK-së paraqitën pikëpamjet e tyre se në këtë artikull vërehet një njëanshmëri, mungesë e fakteve se IPKO është në krizë, për çka është dashur që teksti të thellohet dhe të mbështetet me më shumë të dhëna.

Anëtarët votuan nëse është shkelur Kreu II lidhur me raportimin e së vërtetës të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, dhe gjetën se për miratimin e kësaj ankese votuan 11 anëtarë, 2 ishin kundër dhe 2 abstenuan.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës