1 July 2016

Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Ministrisë së Diasporës kundër Gazetës Fjala

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, në mbledhjen e tij të rregullt të mbajtur më 28 qershor 2016, shqyrtoi ankesën e Ministrisë së Diasporës kundër Gazetës Fjala lidhur me artikullin “Ministri Murati shpenzon 17 mijë euro për të blerë televizorë”, botuar më 3 maj 2016, dhe mori këtë

 

V E N D I M

 

 

 

A R S Y E T I M I

 

Në ankesën e Ministrisë së Diasporës thuhet se më 2 qershor 2016, Komisioni i kësaj ministrie ka bërë vlerësimin e kompanive që kishin konkuruar për disa prodhime teknike, dhe ka rekomanduar kompaninë më të lirë.

Fjala është për paisje teknologjike, kompjuterë, aparatë fotografikë, paisje zërimi, TV, printerë për qendrën kulturore në Zvicër dhe Turqi, si dhe mbështetje për hapjen e zyrës së kësaj ministrie në Shqipëri.

Pra, nuk bëhet fjalë për televizorë të ministrit si thuhet në artikull. Në ankesë kërkohet që Gazeta Fjala ta botojë reagimin në tërësi.

KMShK dëgjoi edhe përfaqësuesin e Gazetës Fjala, i cili tha se është bërë gabim që është shkruar “ministri”, në vend të ministrisë. Ai, gjithashtu, shpjegoi se reagimi i ministrisë nuk është botuar pasi që është i gjatë dhe se aty shkruhet edhe për çështje që nuk kanë të bëjnë me artikullin.

Përfaqësuesi i Gazetës Fjala tha se ata janë të gatshëm ta botojnë reagimin, por në formë më të kondenzuar.

KMShK konstatoi se Gazeta Fjala nuk ka kontaktuar paraprakisht me ministrinë e Diasporës për të sqaruar disa çështje, me çka është shkelur Kreu IV, pika 3 (E drejta për t’u përgjigjur), në të cilën thuhet: “gjatë raportimit dhe komentimit të një ngjarje kontraverse, gazetat dhe periodikët do të përpiqen t’i dëgjojnë dhe t’i përfaqësojnë të gjitha palët në kontest. Nëse njëra palë brenda kontroversës refuzon të jetë në dispozicion për gazetarin, publikimi gjatë raportimit të vet do të duhej ta theksojë këtë refuzim.”

KMShK, gjithashtu, konstatoi se titulli i artikullit nuk i përgjigjet realitetit, si dhe është dashur të botohet reagimi edhe në formë të shkrurtuar, por pa ia cunguar kuptimin.

Nga të pranishmit, 14 anëtarë të KMShK-së votuan që kjo ankesë të miratohet, ndërsa një anëtar abstenoi.

Bazuar në atë që u tha më lartë, KMShK vendosi si në dispozitiv të këtij opinioni.

 

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës